30 mijë njerëz evakuohen nga epiqendra e tërmetit në Turqi

Gati 30 mijë njerëz janë evakuuar nga Kahramanmaras, që është edhe epiqendra e tërmetit vdekjeprurës të së hënës.
Që nga e enjtja në orën 11:38 të mëngjesit të paktën 23,437 njerëz janë evakuuar në rrugë ajrore dhe 4,607 përmes trenave, sipas agjencisë turke të menaxhimit të fatkeqësive, AFAD.
Ndërkaq, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar “të metat” e qeverisë së tij mes pakënaqësisë në rritje për reagimin e shtetit ndaj katastrofës së kësaj jave, ndërsa lindin pyetje mbi gatishmërinë e tij në një vend të njohur me tërmetet.
Turqia ndodhet mbi disa pllaka tektonike, megjithëse fatkeqësitë si ajo e së hënës nuk janë të zakonshme.
Vlerësimet e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thanë se deri në 23 milionë njerëz mund të preken nga fatkeqësia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




