35 vite pas Becker, në krye të renditjes ATP do të ngjitet një tjetër gjerman

Sport | 54 minuta më parë

Pas përfundimit të parakohshëm të sezonit nga ana e Jannik Sinner, Alexander Zverev praktikisht e ka të garantuar vendin e parë në renditjen botërore ATP.

Edhe pse jemi në muajin tetor, viti 2026 është padyshim viti më i mirë i karrierës së Alexander Zverev. Gjermani fitoi një tjetër Grand Slam duke triumfuar në SHBA, US Open.

29-vjeçari tashmë i ka kthyer vështrimin drejt një tjetër objektivi. Ai do të bëhet zyrtarisht numri 1 në botë. Për Zverevin, i cili aktualisht renditet i dyti që “premierë” të realizohet është vetëm çështje kohe tani që Jannik Sinner i dha fund sezonit përpara kohe.

Nëse Zverev do të kurorëzohet si numri një në botë ai do të bëhet gjermani i dytë në historinë e tenisit që arrin këtë sipërmarrje, plot 35 vite pas Boris Becker, i cili në 1991-in u ngjit në majën e tenisit pas triumfit në Australi. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme