6 fobitë më të përhapura në botë

Fobia tregon një frikë dhe neveri irracionale dhe të vazhdueshme ndaj disa situatave, objekteve, aktiviteteve, kafshëve etj të cilat ndonjëherë mund të jenë kufizuese dhe mund të kenë ndikim në jetën tonë të përditshme.
Pothuajse të gjithë kanë një fobi pak a shumë të theksuar, por ndërsa disa janë shumë të rralla dhe të veçanta, të tjerat janë të përhapura.
“Iniciativa Botërore e Studimit të Shëndetit Mendor”, një projekt bashkëpunues i OBSH-së, Universitetit të Harvardit dhe Universitetit të Miçiganit, ka renditur fobitë më të përhapura në botë.

Aerofobia- Frika nga fluturimi prek më shumë se 1% të popullsisë. Ata që vuajnë prej kësaj fobie priren jo vetëm të ndiejnë frikë kur udhëtojnë në një avion, por edhe thjesht nga mendimi se duhet të fluturojnë. Në fakt, aerofobët shpesh udhëtojnë me aeroplan vetëm kur është rreptësishtë e nevojshme.

Brontofobia- Pothuajse 2% e popullsisë së botës ka frikë nga zhurmat e bubullimave. Ata që vuajnë nga brontofobia përpiqen të kërkojnë strehim kudo ku nuk mund të dëgjojnë dhe as të shohin vetëtima.

Klaustrofobia- Ashensorë, dhoma të vogla, tunele etj ka shumë njerëz që nuk e durojnë dot idenë për të qenë në hapësira të mbyllura. Kjo fobi shkakton një ndjenjë të përgjithshme shqetësimi që zgjon frikën tek këto njerëz.

Talasofobia- Talasofobia është frika nga trupat e mëdhenj të ujit si detet, oqeanet, liqenet apo edhe pishinat dhe rezulton me frikën e zhytjes në ujë, shpesh kur është i thellë dhe i errët, por në disa raste edhe kur shtrati i detit është i dukshëm.

Hemofobia- Përafërsisht 3% e njerëzve janë të frikësuar nga gjaku, vetëm pamja i tij mund të rrezikojë të çojë në gjendje të fikëti. Studimet e kryera kohët e fundit kanë gjurmuar disa shkaqe të mundshme të kësaj fobie, shpesh arsyet qëndrojnë në traumat e fëmijërisë ose të adoleshencës.

Fobia e kafshëve- Arachnophobia (merimangat), entomofobia (insektet), ornitofobia (zogjtë), ophidiofobia (gjarpërinjtë) frika e lidhur me kafshët është më e përhapura në botë, duke prekur pothuajse 4% të popullsisë. Në rastet më të rënda, ata që kanë frikë nga një kafshë specifike mund të frikësohen edhe me një riprodhim të rremë të kafshës në fjalë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




