7 aeroportet më të bukur në botë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Aeroporti Menara i Marrakeshit (Marok)

Ndër aeroportet më të bukura në botë është dhe aeroporti Menara në Marrakech. Ai gjithashtu krenohet me dallimin e të qenit një nga aeroportet më të qëndrueshme në botë falë paneleve të shumta diellore të përdorura.

Aeroporti Doha Hamad (Katar)

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad në Doha është shumë i famshëm për shkak të formave dhe skulpturës gjigante të një arushi pelushi. Brenda ka, mes shërbimeve të tjera që ofrohen për udhëtarët, palestër me spa me tarifë në zonën e nisjes, një pishinë etj.

Aeroporti i Denverit (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Aeroporti i Denverit konsiderohet ndër më të bukurit në botë për shkak të strukturës së tij të jashtme befasuese plot dritë dhe lehtësi falë projektit të arkitektit Curtis Frentiss.

Aeroporti i Madridit Adolfo Suarez-Barajas

Aeroporti Adolfo Suarez-Barajas i Madridit konsiderohet si një nga më të bukurit në botë, veçanërisht për praninë e Terminalit 4, vepër e Antonio Lamelës, Richard Rogers dhe Luis Vidalarchitects. Pika e fortë e kësaj vepre të bukur arkitekturore është çatia e valëzuar me rrasa bambuje dhe çatitë që modulojnë artistikisht dritën natyrale.

Aeroporti i Bilbaos (Spanjë)

Aeroporti i Bilbaos është projektuar nga arkitekti i madh Santiago Calatrava. Konsiderohet si një nga aeroportet më spektakolare në botë me formën e një zogu me dy krahë simetrikë dhe një sqep të mprehtë që drejton drejt qiellit.

Aeroporti Lyon-Saint Exupéry (Francë)

Aeroporti Lyon-Saint Exupéry (Francë) është projektuar nga Santiago Calatrava dhe si aeroporti i Bilbaos ka formën e një zogu. Vepra arkitekturore iu kushtua autorit Antoine de Saint-Exupéry i cili shkroi librin “Princi i Vogël”.

Aeroporti Daxing i Pekinit (Kinë)

Aeroporti Daxing i Pekinit është projektuar nga arkitektja me famë botërore Zaha Hadid. Është një ndërtim madhështor prej 700 mijë metrash katrorë në formën e një ylli me gjashtë cepa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme