“Pse duhet të votohet kënga jote “2073”, Kastro Zizo: Përfaqësoj dy sistemet dhe tranzicionin shqiptar

Kastro Zizo i cili ngriti siparin e natës së sotme finale të festivalit 62 në RTSH me këngën “2073” ka rrëfyer emocionet e tij në Këndin e Radio Tiranës.
Kastro Zizo theksoi se kënga e tij “2073” është një këngë që flet për realitetin e së ardhmes. Ndërsa pyetjes së përse duhet të votohet kënga e tij, Zizo u përgjigj se ai përfaqëson dy sistemet në të cilat ka kaluar Shqipëria, përfshirë edhe trazicionin.
“Sepse unë përfaqësoj katër dekada të një trazicioni të jashtëzakonshëm dhe përfaqësoj të gjithë të mirat dhe të këqijat e të dy sistemeve dhe do të di ta prezantoj veten dhe shqipfolësit në planet në Malmo në mënyrë sa më dinjitoze”, u shpreh Kastro Zizo në Fest 62, Këndi i Radio Tiranës.
Natën finale të Fest 62 po ndiqet në të gjitha trevat shqipfolëse dhe transmetohet drejtpërsëdrejti në disa televizione publike, në vendet ku ata jetojnë.
Për teleshikuesit nga Kosova, nata e fundit e festivalit transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës ndërsa tre netët e kaluara janë transmetuar në kanalin muzikor të RTK-së.
Nata finale e Fest 62 transmetohet drejtpërsëdrejti edhe në Maqedoninë e Veriut përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.
Për herë të parë në historinë e festivaleve, nata finale e Fest 62 transmetohet edhe në Malin e Zi në kanalin shqip të radios së Malit të Zi, i vetmi kanal atje që transmeton shqip 24 orë.
Lista e këngëtarëve që do të performojnë sonte në natën finale:
Kastro Zizo – 2073
Mal Retkoceri – Çmendur
Erina & The Elementals – Jetën n’skaj
Melodajn Mancaku – Nuk jemi më
Tiri Gjoci – Në ëndërr
Kleansa Susaj – Pikturë
Irma Lepuri – Më prit
Festina Mejzini – Melos
Eldis Arrnjeti – Një kujtim
Martina Serreqi – Vetëm ty
Besa Krasniqi – Esenciale
Sergio Hajdini – Uragan
Olimpia Smajlaj – Saj
Anduel Kovaci – Nan
Michela Paluca – Për veten
Peter Pan Quartet – Një herë
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Arsi Bako – Zgjohu
Elsa Lila – Mars
Andi Tanko – Herë pas here
Shpat Deda – S’mund t’fitoj pa ty
Big Basta & Vesa Luma – Mbinatyrale
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




