Protesta 28 nëntorit/ Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar, pesë vijojnë të shtruar te Trauma

Aktualitet | 1 minutë më parë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar përditësimin paraprak mbi personat që kërkuan ndihmë mjekësore pas protestës së 28 nëntorit 2026, bazuar në të dhënat e mbledhura nga strukturat spitalore.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë trajtim mjekësor gjithsej 50 persona, mes të cilëve 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.

Pesë prej tyre vijojnë të qëndrojnë të shtruar nën kujdesin mjekësor, duke përfshirë një punonjës policie, dy protestues, një gazetar dhe një kalimtar.

Njëri prej protestuesve të shtruar është paraqitur me kontuzion të bulbit okular, pa trup të huaj në sy, dhe po ndiqet në vijimësi nga mjekë të specializuar. Pjesa tjetër e personave të trajtuar në këtë spital janë larguar pas rekomandimit mjekësor.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar, ku përfshihen 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Të gjithë personat e trajtuar në këtë qendër spitalore janë larguar me këshillën e mjekëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme