Studiuesit mendojnë se udhëtimi në kohë është i mundur fal Universeve

Kuriozitete | 4 vite më parë

Rrugëtimi prapa në kohë mendohet të jetë një pamundësi fizike. Megjithatë, sipas astrofizikanit Dr Paul Sutter i Universitetit Shtetëror të Ohajos, shkencëtarët kanë konceptuar universe ku një gjë e tillë mund të jetë jo vetëm e mundshme, por “e lehtë” dhe gjithçka që duhet është një kozmos rrotullues. Kjo ide gjendet në punën e ndërmarrë nga studiuesi Austro-Hungarez, Profesor Kurt Gödel në vitin 1949.

Prof Gödel i cili zakonisht konsiderohet të jetë një nga logjikuesit më njohur të të gjitha kohërave ishte fqinj i fizikantit të njohur Albert Einstein kur të dy punonin në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, New Jersey.

Dyshja njihej se bënin shëtitje së bashku midis institutit, megjithëse natyra e bisedave të tyre thuhet se ka qenë një mister për anëtarët e tjerë të qendrës.

Pavarësisht se për çfarë fliste në të vërtetë dyshja, ajo që dihet është se Prof Gödel zhvilloi një interes për fizikën gjatë kohës së tij në Institut, dhe veçanërisht në punën e mikut të tij Ajnshtajn mbi relativitetin e përgjithshëm.

Teoria e relativitetit të përgjithshëm shpjegon se si objektet me masë shtrembërojnë strukturën e hapësirës dhe kohës, një efekt që ne e përjetojmë si gravitet.

Dr Sutter tha për Universe Today se “Gödel ishte kurioz nëse relativiteti mund të lejonte udhëtimin në kohë në të kaluarën.

“Teoria e Ajnshtajnit pretendohej të ishte një kornizë përfundimtare për natyrën e hapësirës dhe kohës, dhe me sa dimë, udhëtimi në kohë është i ndaluar por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kemi shpresa për studime të tjera të cilat mund të orientojnë studiuesit në teorit e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme