5 nga pallatet më të bukura për t’u vizituar në botë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Pjesa më e madhe e magjepsjes së pallateve rrjedh nga historia e sundimtarëve që shpesh kishin vizione ambicioze për projektimin e këtyre strukturave të mrekullueshme.

Pallati i Versajës (Francë)

Ndër pallatet më të bukura në botë është padyshim pallati i Versajës, i cili ndodhet rreth 15 km në perëndim të Parisit. Rezidenca ka një sipërfaqe prej 63,154 metrash katrorë dhe përmban mbi 2,300 objekte, nga të cilat rreth 1,000 janë pjesë muzeale. Para Revolucionit Francez kishte 8000 hektarë, me 93 kopshte dhe shumë elemente arkitekturore.

La reggia di Caserta (Itali)

Pallati Mbretëror i Caserta është një rezidencë mbretërore që i përkiste Bourbonëve të Dy Siçilive. E porositur nga mbreti Charles i Bourbonit, ndërtimi filloi në 1752, në një projekt origjinal nga Luigi Vanvitelli dhe përfundoi në 1845. Që nga viti 1997, UNESCO e ka përfshirë atë në listën e vendeve të trashëgimisë botërore.

Pallati i Peterhof (Rusi)

I konsideruar si një nga shtatë mrekullitë e Rusisë, pallati i Peterhof u ndërtua me urdhër të Pjetrit të Madh, midis viteve 1714 dhe 1723. Ai ndodhet në qytetin homonim, që ndodhet rreth 20 km larg Shën Petersburgut. Pallati përfshin disa ndërtesa dhe mbulon një sipërfaqe prej 607 hektarësh. Që nga viti 1990 ka qenë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ka qenë një rezidencë perandorake deri në Revolucionin e Tetorit ndërsa që nga viti 1918 është kthyer në muze.

Pallati i Sanssouci (Gjermani)

Pallati Sanssouci është një nga kështjellat më të famshme në Potsdam, kryeqyteti i Brandenburgut. Fillimisht i kërkuar nga Frederiku II i Madh në 1745, pallati u zgjerua më vonë gjatë viteve 800 me urdhër të Frederick William IV. E vendosur në një kodër të mbjellë me vreshta, që nga viti 1990 kështjellat dhe kopshtet e parkut Sanssouci janë përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pallati Topkapi (Turqi)

Pallati i TopKapi, në Stamboll, është një kompleks pallatesh që ishte rezidenca e sulltanit osman dhe qendër administrative e perandorisë nga gjysma e dytë e shekullit të pesëmbëdhjetë deri në vitin 1856. Fillimisht i njohur si Yeni Saray, ai ishte objekt i zgjerimeve të shumta dhe restaurimeve për më shumë se tre shekuj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme