Satelitët tregojnë se Evropa po goditet nga valë të të nxehtit gjatë dimrit

Kuriozitete | 4 vite më parë

Evropa hyri në vitin 2023 me atë që meteorologët e përshkrujnë si valën më intensive “të ngrohjes” të dimrit në histori. Dita e Vitit të Ri 2023 në shumë vende të Europës Qendrore ishte mot me rekorde temperaturash të larta në të gjithë kontinentin.

Ndërsa shumë njerëz mund të kenë shijuar ditët e ngrohta me diell, ekspertët e ndryshimeve klimatike i kanë rënë këmbanave të alarmit. Në një imazh të marrë më 1 janar, sateliti i Evropës Sentinel-2 kapi qytetin Altdorf në Alpet Zvicerane ku temperaturat në këtë pjesë të vitit zakonisht janë ndërmjet minus 2 dhe plus 4 gradë Celsius.

Dita e 31 dhjetorit 2023, pa temperatura që shkonin rreth 19.2 gradë C  madje edhe natën që mbeti në 16 gradë C. Temperatura të ngjashme u regjistruan në shumë vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Veriperëndimore, duke përfshirë Danimarkën, Holandën, Poloninë dhe Republikën Çeke.  

Sipas The Conversation 6.2% e masës së akullnajave malore në Alpet zvicerane u shkrinë në verë. Tani sezoni i dimrit, i cili zakonisht u jep një pamje mahnitëse, po dëshmon shkatërrimin e tyre. Më parë, shkencëtarët do të konsideronin një humbje vjetore prej 2% të akullit si të rëndë.  

Sipas Reuters, Alpet po ngrohen me 0,3 gradë C në dekadë, që është rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale. Skenarët e bazuar në parashikimet aktuale të emetimeve të gazeve parashikojnë që deri në 80% të akullnajave alpine mund të zhduken deri në fund të këtij shekulli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme