Kur filluan njerëzit të vishnin rroba? Studimi: Njerëzit e Epokës së Gurit mbanin lesh 300,000 vjet më parë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Bazuar në mite si dhe në përshkrime të ndryshme ku thuhet se njerëzit e shpellave shfaqeshin me veshje minimale, kryesisht me gëzof, sipas zbulimeve të arkeologëve duket se është e vërtetë. Sipas CNN, shkencëtarët në Gjermani zbuluan disa nga provat e para të përdorimit të veshjeve nga njerëzit e Epokës së Gurit. Ata gjetën shenja ariu në një shpellë, gjë që tregon se kafshët parahistorike janë vrarë me të vërtetë për leshin e tyre rreth 300,000 vjet më parë.

Ky zbulim është një hap më tej në histori, pasi përveç miteve, e vërteta është se ne dimë pak se si njerëzit e parë visheshin dhe u mbijetuan dimrave të ashpër. Leshi, lëkura dhe materialet e tjera organike zakonisht nuk mbijetojnë më shumë se 100,000 vjet, që do të thotë se dëshmitë e veshjeve parahistorike janë minimale.

Arinjtë e shpellës ishin kafshë të mëdha, afërsisht sa një ari polar, që u zhdukën rreth 25,000 vjet më parë. Leshi i tyre, për shkak të konstruksionit të tyre, siguron izolim të mirë dhe ishte i përshtatshëm për të bërë rroba të thjeshta ose shtroja. Rrobat, pra, që vinin prej tyre, ishin lëkura që mbështilleshin rreth trupit pa tegela pasi gjilpërat me “sy” të nevojshme për të qepur dizajne më komplekse nuk u shfaqën në të dhënat arkeologjike deri rreth 45,000 vjet më parë.

Schöningen në Gjermani, vendi më i famshëm për zbulimin e armëve më të vjetra të njohura prej druri – nëntë shtiza gjuajtëse, një shtizë shtytëse dhe dy shkopinj hedhës të përdorura për të vrarë gjahun 300,000 vjet më parë. Megjithatë, e kanë pasur të vështirë të kuptohet saktësisht se kur filloi përdorimi i veshjeve.

Sipas studimeve gjenetike, rrobat ndryshuan nga paraardhësit të njeriut të paktën 83,000 vjet më parë, dhe ndoshta edhe 170,000 vjet më parë, duke sugjeruar që njerëzit mbanin rroba përpara migrimeve të mëdha jashtë Afrikës.

Nëpërmjet veglave të kockave ata zbuluan gjithashtu se në zonën që tani quhet Marok, njerëzit që jetonin atje përpunonin lëkurën e kafshëve 90,000 deri në 120,000 vjet më parë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme