Pamjet mahnitëse nga Ujëvarat e Niagarës që u godit nga stuhia më vdekjeprurëse në 50 vjet

Kuriozitete | 4 vite më parë

Pamjet mahnitëse nga Ujëvarat e Niagarës tregojnë centimetra borë pasi stuhia shkatërruese goditi Buffalo dhe la dhjetëra të vdekur. Një ylber u pa në pikën turistike ndërsa spektatorët u mblodhën për të parë ujëvarat pjesërisht të ngrira.

Stuhia përfshiu shtetin e Nju Jorkut gjatë fundjavës së Krishtlindjeve dhe shpejt u bë stuhia më vdekjeprurëse në 50 vjet ku rreth 50 njerëz vdiqën që nga e marta.

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi të hënën një deklaratë emergjente për shtetin e Nju Jorkut, duke liruar fonde për ta ndihmuar atë të rimëkëmbet nga fatkeqësia.

Moti ekstrem gjatë fundjavës dërgoi temperaturat nën zero në të gjitha shtetet kontinentale të SHBA-së, duke përfshirë Teksasin përgjatë kufirit me Meksikën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme