Megaprojekti nëntokësor që do ndryshojë të ardhmen e qyteteve

Një megaprojekt po ndërtohet në Singapor, duke premtuar një të ardhme të re poshtë qytetit. Një autostradë nëntokësore po ndërtohet poshtë qendrave dhe metrosë së qytetit, e cila mund të sigurojë një plan për qytete të tjera anembanë botës, si pjesë e një masterplani për të ruajtur dy burime të çmuara: hapësirën dhe ujin.
“Ne u përballëm me sfidat e një popullsie në rritje dhe gjithashtu zhvillime në rritje për industritë. Me këtë kërkesë të shtuar, ne nuk mund të vazhdojmë të mbështetemi në zgjerimin e infrastrukturës ekzistuese të ujërave të zeza. Ne duhej të gjenim një zgjidhje që të ishte më e qëndrueshme dhe të na jepte më shumë elasticitet për furnizimin tonë me ujë”, tha Woo Lai Lynn, inxhinier kryesor për projektin, i cili drejtohet nga PUB, Agjencia Kombëtare e Ujit.
Faza e parë, e cila përfundoi në vitin 2008 dhe kushtoi rreth 3.4 miliardë dollarë Singapori (2.5 miliardë dollarë), përfshinte 48 kilometra tunele të thella kanalizimesh dhe një fabrikë të re të centralizuar të rikuperimit të ujit. Faza e dytë filloi në nëntor 2017 dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2026.
Pasi të përfundojë, afërsisht 200 kilometra tunele do të transportojnë ujërat e zeza në impiantet e trajtimit nëntokësor. Duke përdorur makineri masive për shpimin e tunelit, ekuipazhet po zbresin nën tokë për të shpuar tunelet dhe për të instaluar një rrjet tubash. Singapori nuk është vendi i parë për të eksploruar duke përdorur hapësirën e tij nëntokësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




