Zbulohet video konceptuale e fermave njerëzore me qindra fetuse të rritur artificialisht

Kuriozitete | 4 vite më parë

Një strukturë lindjeje që mund të rrisë deri në 30,000 foshnje në vit brenda mitrës artificiale mund të zgjidhë shkallën e ulët të lindjeve në botë, për të cilën Elon Musk beson se është kërcënimi më i rëndësishëm për qytetërimin njerëzor.

Një video e re konceptuale i çon shikuesit në objektin e “mitrës artificiale” EctoLife, ku qindra fetuse qëndrojnë në “pajisje” transparente që kontrollohen nga temperatura dhe përmbajnë një kordon kërthizor për të marrë oksigjen dhe lëndë ushqyese.   

Hashem Al-Ghaili, një producent filmash dhe bioteknolog, krijoi filmin e gjallë për të filluar një bisedë rreth teknologjive të tilla që do t’u mundësonin grave të cilave u hiqej uterusi të lindnin, të reduktonin lindjet e parakohshme dhe të luftonin rënien e popullsisë.

Procesi do të përdorte fekondimin invitro, duke u lejuar prindërve të zgjedhin ‘embrionin më të qëndrueshëm dhe gjenetikisht superior’, i cili gjithashtu mund të projektohet gjenetikisht për të personalizuar tiparet duke përfshirë forcën fizike dhe eliminimin e sëmundjeve të trashëguara.

Ndërsa videoja është një koncept, Al-Ghaili tha se ajo bazohet në ’50 vjet kërkime shkencore inovatore të kryera nga studiues në mbarë botën’ dhe të tilla lindje mund të jenë të përhapura në ‘vetëm dekada’ nga tani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme