Në aksidente automobilistike, gratë kanë më shumë gjasa të vdesin sesa burrat

Për gratë, pasojat e një aksidenti me makinë janë shpesh shumë më vdekjeprurëse sesa për burrat. Sipas Verity Now , një grup fushatash me bazë në SHBA që përpiqet të arrijë barazi në sigurinë e automjeteve, gratë kanë 73% më shumë gjasa të lëndohen dhe 17% më shumë të vdesin në një aksident me automjet.
Një pjesë e problemit është se modelet e provës të bëra sipas trupit mesatar të femrës përdoren rrallë në testet e sigurisë nga prodhuesit e makinave sepse vetëm modelet “mashkullore” janë të mandatuara për teste nga rregullatorët.
Astrid Linder, një inxhiniere suedeze dhe drejtore kërkimore për sigurinë e trafikut në Institutin Kombëtar Suedez të Kërkimeve Rrugore dhe Transportit kerkon që kjo gjë të korrigjohet.
Duke punuar me një ekip inxhinierësh, Linder ka krijuar një model përplasjeje “femërore” dhe po e përdor atë për të testuar sigurinë e grave në përplasjet me ashpërsi të ulët.
Linder kohët e fundit foli për CNN për projektin e saj dhe sesi ligjet aktuale po parandalojnë barazinë gjinore kur bëhet fjalë për sigurinë e automjeteve.
Llojet e ndryshme të lëndimeve janë më të zakonshme për femrat sesa meshkujt. Femrat kanë më shumë lëndime në shtyllën kurrizore dhe në ije, gjë që ka kuptim sepse femrat kanë ije më të gjera, legen më të gjerë dhe ato ulen më afër timonit për të ngarë makinën kështu ato janë më të ekspozuara ndaj dëmtimeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




