Zgjohet vullkani më i madh në Tokë

Vullkani më i madh në planet është zgjuar 40 vjet pas shpërthimit të fundit. Alarmi në ishull është në nivelin maksimal. Për momentin rrjedhat e llavës kanë mbetur në afërsi të kalderës së madhe por shpërthimi së shpejti mund të zbresë drejt zonave të banuara. “Llava shumë e lëngshme është në gjendje të ndryshojë rrugën e saj shpejt”, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA dhe për këtë arsye për banorët vendas është e nevojshme të qëndrojnë gati për evakuimin.

Të rrezikshëm janë edhe gazrat që dalin nga ndenja qendrore të cilat të bartura nga era, mund të bien në zona të gjera të ishullit. Robin George Andrews, vullkanolog i USGS shpjegon: “Ky vullkan ka shpërthyer për dhjetëra vjet, por që nga viti 1984 ka marrë një pushim që është më i gjati në historinë e regjistruar. Për këtë arsye duhet mbajtur nën kontroll të veçantë”.

Llavat janë përgjithësisht të lëngshme dhe nuk shkaktojnë shpërthime. Mauna Loa ngrihet nga thellësitë e Oqeanit Paqësor dhe ngrihet 4,169 metra mbi nivelin e detit. Nëse marrim parasysh edhe pjesën që zbret nën oqean, lartësia e saj e përgjithshme i kalon 11.000 metra duke e bërë malin më të lartë në planet. Në përgjithësi, ajo ka shpërthyer rreth 75,000 kilometra kub llavë që kur filloi të ekzistonte rreth 5 milionë vjet më parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




