Bruce Lee mund të ketë vdekur nga pirja e tepërt e ujit

Një studim i ri pretendon të hedhë dritë mbi vdekjen e yllit të famshëm të filmit dhe artistit luftarak Bruce Lee . Aktori i ” Enter The Dragon ” vdiq në korrik 1973 në moshën vetëm 32-vjeçare pasi pësoi një edemë cerebrale. Ënjtja mendohej të ishte një reagim ndaj qetësuesit meprobamate, i cili përbënte një pjesë të një qetësuesi të dhimbjes që Lee përdorte.
Megjithatë, një ekip studiuesish ka sugjeruar tani se edema ishte shkaktuar nga hiponatremia. “Me fjalë të tjera, paaftësia e veshkave për të nxjerrë ujin e tepërt e vrau Bruce Lee,” shkruajnë shkencëtarët në punimin e botuar në Clinical Kidney Journal.
Disa faktorë sugjerojnë se Lee mund të ketë konsumuar sasi jashtëzakonisht të larta të lëngjeve në atë kohë për shkak të dietës së tij, e cila përbëhej nga shumë lëngje dhe pije proteinike dhe përdorimi i marihuanës e cila shkakton rritje të etjes.
“Në përmbledhje, Lee kishte faktorë të shumtë rreziku që predispozonin për hiponatreminë që rezulton nga ndërhyrja në mekanizmat e homeostazës së ujit që rregullojnë marrjen e ujit dhe sekretimin e tij,” shkruajnë studiuesit.
“Ne supozojmë se Bruce Lee vdiq nga një formë specifike e mosfunksionimit të veshkave, paaftësia për të nxjerrë ujë të mjaftueshëm për të ruajtur homeostazën e ujit.”
Ata përfunduan: “Për ironi, Lee u bë i famshëm me thënien “Bëhu ujë miku im”, por uji i tepërt duket se e ka vrarë atë përfundimisht.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




