Cilat janë monumentet më të mëdha në botë

Kur vizitoni vende të huaja gjëja e parë që ju vjen në mendje është të vizitoni muze apo monumente të ndryshme. Këto janë dhe kultura e një vendi të cilat tërheqin mijëra vizitorë. Por e dini vërtet se cilat janë monumentet më të mëdha në botë?
Buda Ling Shan
Buda Ling Shan ndodhet në Kinë dhe është padyshim një nga veprat më mbresëlënëse në botë. Ka një lartësi prej 88 metra dhe përfaqëson Buden, kjo statujë është e vendosur midis maleve Longshan.
Buda i Madh i Tajlandës
Buda i Madh i Tajlandës është rreth 92 metra dhe është e realizuar tërësisht prej betoni dhe e pikturuar me ar. Punimet për krijimin e tij zgjatën nga viti 1990 deri në vitin 2008.
Statuja e Lirisë në SHBA
Statuja e lirisë është një ndër statujat më të fotografuara ndonjëherë. Ajo është rreth 93 metra lartësi dhe perfaqëson Deklaratën Amerikane të Pavarësisë. Kjo statuje mund të shihet nga një distance rreth 40 kilometra largë.
El Kristo de la Concordia
Kjo statujë ndodhet ne Bolivi dhe është një nga statujat më të mëdha në botë e cila arrin rreth 42 metra madje përmasat e kësaj statuje i kalojnë ato të statujës qe ndodhet ne Rio De Zhaneiro.
Krishti Shëlbues
Kjo statujë gjendet ne Rio De Zhaneiro dhe është ndër monumentet më të famshëm në botë e cila arrin një lartësi prej 38 metrash dhe një peshë prej 700 tonë.
Statuja e Shën Karlos
Ndër monumentet më të mëdha ne botë kjo statujë është e vendosur në Arona. E ndërtuar në vitin 1698, statuja është bërë me pllaka bakri me një gjatësi prej 23 metrash që se bashku me piedestalin arrin një gjatësi prej 35 metra.
Piramida e Keopsit
Ndër monumentet më të mëdha në botë për t’u vizituar është dhe Piramida e Keopsit e cila përllogaritet të ketë rreth 2.58 milionë metra kub ndryshe njihet dhe me emrin Piramida e Madhe e Gizës.
Burj Khalifa
Nuk mund të mos renditet edhe në monumentet më të mëdhenj në botë dhe Burj Khalifa e cila me një lartësi prej 828 metra shënon rekordin si ndërtesa më e lartë në botë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




