Nga Nefertiti tek Aleksandri i Madh, varret e lashta që mbeten ende mister

Kuriozitete | 4 vite më parë

Arkeologët së fundmi kanë zbuluar një tunel nëntokësor nën një tempull egjiptian i cili mendohet se mund të çoj në varrin e humbur prej kohësh së Kleopatrës e cila ishte dhe një ndër mbretëreshat më të fuqishme në histori. Mendohet se Kleopatra është varrosur bashkë më Mark Antony dhe padyshim që është figura më e famshme e lashtësisë, mbetjet e së cilës ende nuk janë gjetur. 

Kleopatra

Kleopatra ishte faraoni i fundit i Egjiptit dhe një ndër sundimtaret më të fuqishme nga viti 51 para Krishtit deri në vdekjen e saj ne vitin 30 para Krishtit ne moshën 39 vjeçare. Arkeologia Kathleen Martinez e Universitetit të San Domingos mendon se një tunel i sapo zbuluar nën tempull të çon tek mbetjet e saj. Ajo mendon se gjetjet e tyre do të ishin një zbulim shumë i rëndësishëm. Tuneli shtrihet në një hapësirë më shumë se 4.800 këmbë, ka rreth gjashte metra lartësi dhe thuhet se i ngjan tunelit të Eupalinos në ishullin grek të Samos. Edhe pse studiuesit kanë gërmuar vendin e Tempullit Taposiris Magna që nga viti 2005, një përqindje e vogël e vendit është eksploruar.

Nefertit

Nefertiti ishte një mbretëreshë e Dinastisë së 18-të të Egjiptit të Lashtë, dinastisë së parë të Mbretërisë së Re. Nefertiti sundoi Egjiptin bashkë me burrin e saj Faraonin Akhenaten rreth viteve 1370-1330 para Krishtit. Vdekja dhe varri i saj janë ende një mister i madh. Nicholas Reeves, një arkeolog britanik në Universitetin e Arizonës Nefertiti, tha ne 2015 se kishte boshllëqe pas mureve të varrit të Tutankhamun duke dyshuar se mund të gjendej dhoma e varrit te Nefertit. Por pas skanimeve të shumta rezultoi se nuk kishte dhoma të fshehura pas varrit të Tutankhamun-it.

Ankhesenamun

Ankhesenamun ishte e treta nga gjashtë vajzat e njohura të faraonit Akhenaten dhe gruas së tij Nefertiti. Në vitin 2010, testet e ADN-së në dy mumiet e gjetura në varrin KV21 në Luginën e Mbretërve të Egjiptit treguan se njëra prej tyre ishte Ankhesenamun. Por megjithatë nuk u morën të dhëna të mjaftueshme për të arritur në një identikit paraprak.

Aleksandri i Madh
Edhe pse ka shumë replika lidhur me vendin e saktë ku është varrosur Aleksandri i Madh, një zyrtar egjiptian në vitin 2021 pretendoi se varri i Aleksandrit të Madh është në Siëa Oasis, një zonë urbane pranë kufirit midis Libisë dhe Egjiptit edhe pse këto pretendime nuk janë verifikuar kurrë. Gjithashtu edhe vdekja e tij është një mister.

Attila Hun

Attila Hun ishte sundimtar i Hunëve nga viti 434 pas Krishtit deri ne vitin 453. Se çfarë ka ndodhur me trupin e Attila Hun ende sot është mister edhe pse i vetmi burim i shkruar i sugjeron se varri i tij është i përshtatshëm për një mbret. Mendohet se varri i tij mund të gjendet në Puszta, Hungari tha për Live Science një profesor në universitetin Katolik Pazmany Peter në Budapest.

Gengis Khan

Në kohën kur vdiq Gengis Khan, në gusht 1227, Perandoria Mongole pushtoi thuajse katër herë më shumë toka se Aleksandri i Madh. Thuhet se ai u varros në një vend i cili mbetet ende i pazbuluar. Sipas legjendës gjendet i varrosur nën stepën e Mongolisë Verilindore, në një vend shumë të fshehtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme