FOTO/ Zbulohen statuja bronzi 2300 vjet të vjetra në Itali, ekspertët: Mund të rishkruajë historinë

Arkeologët italianë kanë zbuluar 24 statuja bronzi të ruajtura të përkryer në Toskanë që besohet se datojnë që nga koha e lashtë romake. Statujat u zbuluan nën rrënojat me baltë të një banjoje të lashtë në San Casciano dei Bagni,një qytet në majë të kodrës në provincën e Sienës, rreth 160 km në veri të kryeqytetit Romë.
Hygieia dhe Apollon janë mes perëndive të tjera greko-romake, ndërsa statujat thuhet se janë rreth 2300 vjet të vjetra. Një ekspert tha se zbulimi mund të “rishkruajë historinë”.
Shumica e statujave, të cilat u gjetën të zhytura nën banja së bashku me rreth 6,000 monedha bronzi, argjendi dhe ari, datojnë midis shekullit të 2-të para Krishtit dhe shekullit të 1-të pas Krishtit.
Epoka shënoi një periudhë “transformimi të madh në Toskanën e lashtë” pasi zona kaloi nga sundimi etrusk në romak, tha ministria italiane e kulturës.
Jacopo Tabolli, një asistent profesor nga Universiteti për të Huajt në Siena që drejton gërmimin, sugjeroi se statujat ishin zhytur në ujërat termale në një lloj rituali. “Ju jepnin ujë sepse shpresonin që uji do ju kthente diçka”, vuri në dukje ai.
Statujat, të cilat u ruajtën nga uji, do të dërgohen në një laborator restaurimi në Grosseto, përpara se të ekspozohen përfundimisht në një muze të ri në San Casciano./ BBC





/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




