Ishulli i Evropës që shkëmben kombësitë dy herë në vit

Ishulli i Fazanit, i vendosur midis Francës dhe Spanjës, ndryshon në mënyrë të çuditshme kombësinë dy herë në vit. Por pse?
Një tokë prej dy hektarësh, i vendosur në tokat kufitare midis Hendaye të Francës dhe Irun të Spanjës, ndodhet ishulli i Fazanit, një ishull ‘hutues’ që kryesohet nga secili komb çdo gjashtë muaj.
Parregullsi kufitare gjenden në të gjithë Evropën por një ishull 200 metra i gjatë që shkëmben kombësinë çdo dy herë në vit është jashtëzakonisht i çuditshëm.
Një vend i pabanuar ku gjenden rrënojat arkeologjike romake të një ure të lashtë, por fsheh dhe shumë histori mesjetare. Ishulli i Fazanit, i mbushur me pemë, shtrihet vetëm 10 metra nga ana spanjolle e lumit dhe 20 metra nga ajo franceze.
Në qendër ndodhet një monolit i madh, i gdhendur që i jep vendit një ndjenjë të peshës së historisë shekullore. Ky vend përkujton takimin ku u negociua Traktati i Pirenejve në 1659.
Gjatë historisë, ka pasur një sërë emërtimesh të ndryshme për ishullin dhe ky që ka sot Ishulli i Fazanit është totalisht një gabim, pasi në zonë nuk ka asnjë fazanë.
Ishulli u bë i njohur në 1648, pas një armëpushimi në fund të Luftës 30-vjeçare midis Francës dhe Spanjës dhe u zgjodh si një hapësirë neutrale për të demarkuar territoret e reja kufitare. Për këtë ishull u zhvilluan 24 samite, me përcjellje ushtarake në gatishmëri nëse bisedimet prishen. Njëmbëdhjetë vjet më vonë, u arrit marrëveshja e paqes e Traktatit të Pirenejve.
Për të nderuar këtë rast, u organizua një martesë mbretërore dhe, në vitin 1660, mbreti francez Louis XIV u martua me vajzën e mbretit Filip IV, Maria Theresa të Spanjës, në vendin e deklaratës.
Aq simbolik ishte Ishulli i Fazanit si një metaforë e paqes, sa u vendos që të dy vendet të kishin kujdestarinë e përbashkët të territorit. Spanja do të mbajë kujdestarinë nga 1 shkurti deri më 31 korrik çdo vit, ndërsa Ishulli do të bëhej pjesë zyrtare e Francës për gjashtë muajt e tjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




