“Dielli ynë po buzëqesh”/ Nasa kap imazhin: Mund të nënkuptojnë një stuhi diellore

Kuriozitete | 4 vite më parë

Një foto unike e diellit, e cila duket se po “buzëqesh” është kapur nga një satelit i NASA-s. “Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi diellin duke ‘buzëqeshur'”, shkruajti Agjencia amerikane e hapësirës krahas fotos së publikuar. Fotoja u bë virale me përdoruesit që krahasojnë diellin e buzëqeshur me një kungull Halloween ose një luan.

Pavarësisht pamjes së tij miqësore, ekspertët paralajmërojnë se vrimat koronale të diellit mund të nënkuptojnë se një stuhi diellore do të godasë Tokën në ditët në vijim.

Stuhitë diellore janë një shumëllojshmëri shpërthimesh në masë dhe energji nga sipërfaqja diellore, të cilat nga ana e tyre shtrembërojnë fushën magnetike të tokës dhe si rezultat, këto stuhi rrisin dukshmërinë e stuhisë aurora borealis (Dritat e Veriut).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme