Zbulohet harta më të vjetër e njohur e yjeve, ishte fshehur në një dorëshkrim të krishterë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Arkivistët kanë zbuluar një relike historike të humbur prej kohësh të fshehur nën një dorëshkrim të krishterë. Relikaj përfaqëson hartën më të hershme të njohur të yjeve, sipas Muzeut të Biblës.

Dorëshkrimi mijëra vjeçar është kthyer në shtëpinë e tij në Manastirin Kosinitza në Greqi. I vjedhur në vitin 1917, ky dorëshkrim 1000-vjeçar iu kthye pronarëve të tij të ligjshëm

Një kopje e hartës së yjeve të astronomit Hipparchus u zbulua nën tekstin sirian të “Shkallës së Ngjitjes Hyjnore” të John Climacus, një traktat i shkruar rreth vitit 600 para erës sonë.

“Teksti i sapo zbuluar është një zbulim i jashtëzakonshëm që nxjerr në pah përdorimin kreativ të teknologjisë së imazhit multispektral për të lexuar tekste të humbura më parë. Ajo gjithashtu dëshmon për saktësinë e matjeve të Hipparchus”, tha në njoftim Brian Hyland, kuratori i muzeut i dorëshkrimeve mesjetare.

Në shekullin e pestë ose të gjashtë, një transkript grek kopjoi “Katalogun e Yjeve” të Hipparchus. Hipparchus punoi si astronom, gjeograf dhe matematikan grek gjatë viteve 162 dhe 127 para erës sonë. Shkencëtari konsiderohet si babai i trigonometrisë dhe një nga astronomët më të mëdhenj në antikitet.

Më pas, në shekullin e 10-të ose të 11-të, një transkript në Manastirin e Shën Katerinës në malin Sinai të Egjiptit ricikloi dorëshkrimin më të vjetër.  

Muzeu kreu imazhe multispektrale, ku analizat treguan se përveç konfirmimit se teksti i Hipparchus ishte fshehur nën traktatin e krishterë, studiuesit zbuluan gjithashtu se matjet e tij ishin më të sakta se ato të pasardhësit të tij, matematikanit dhe astronomit Ptoleme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme