Kometa që shfaqet ‘një herë në jetë’ fiton çmimin e Fotografisë së Vitit në Astronomi

Fotoja “Disconnection” fitoi çmimin për fotografinë më të mirë astronomike të vitit. Një foto e një komete të rrallë që nuk do të shihet më kurrë nga Toka ka fituar një çmim prestigjioz. Imazhi tregon një pjesë të bishtit të kometës Leonard duke u shkëputur nga Dielli.
Kometa u shfaq shkurtimisht dhe është e dukshme nga Toka në vitin 2021, por tani ajo është larguar nga sistemi ynë diellor.
Observatori Mbretëror Greenwich në Londër, i cili organizon konkursin e Fotografisë Astronomike, i quajti imazhet “mahnitëse”.
“Kometat duken ndryshe nga ora në orë, ato janë një gjë shumë befasuese,” tha fotografi fitues
Astronomi Dr Ed Bloomer, i cili ishte një nga gjyqtarët e konkursit, tha se imazhi ishte një nga fotografitë më të mira të një komete në histori.
“Astrofotografia e përsosur është një përzierje e shkencës dhe artit. Jo vetëm që është teknikisht e sofistikuar dhe e projekton shikuesin në një hapësirë të errët të thellë, por është gjithashtu tërheqëse dhe emocionale vizualisht,” tha ai.
Juria vlerësoi më shumë se 3000 foto astronomike nga e gjithë bota.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




