Hotel fluturues që mund të jetojë me vite në qiell, inxhinieri: Vetëm çështje kohe

Një video e një hoteli gjigant fluturues që mund të qëndrojë për vite me radhë në qiell, ka shkaktuar sensacion në rrjetet sociale, pasi është përtej sferave të teknologjisë aktuale dhe në shkelje të ligjeve të fizikës.
Inxhinieri jemenas Hashem Al-Ghaili, i cili krijoi konceptin e videos Sky Cruise, bazuar në një dizajn të artistit Alexander Tujicov, këmbëngul se është vetëm “çështje kohe” përpara se inxhinieria e aviacionit të arrijë vizionin e tij
Al Ghaili tha për CNN se dëshiron që Sky Cruise të jetë një pikë diskutimi për të frymëzuar risi të reja që do të ndihmojnë në zëvendësimin e përvojës “të lodhshme” dhe “të vjetëruar” të fluturimit sot.
“Prandaj, unë imagjinova një botë ku fluturimi nga një vend në tjetrin u kthye në një përvojë të gëzueshme, në vend që të luftoja për hapësirën e këmbëve. Furnizimet dhe mysafirët do të silleshin në hotel duke përdorur avionë elektrikë komercialë dhe avionë private”, tha ai.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




