Zbulohet për herë të parë vrima e zezë ‘e fjetur’ jashtë Rrugës së Qumështit

Kuriozitete | 4 vite më parë

Zbulohet për herë të parë një vrimë e zezë e fjetur të paktën nëntë herë më e madhe se masa e Diellit tonë jashtë Rrugës së Qumështit. Aktualisht ajo nuk po ‘gllabëron’ gaz ose lëndë të tjera dhe për këtë cilësohet ‘e fjetur’.

Vrima e zezë orbiton jashtë galaktikës sonë rreth një ylli të madh blu që është 3 herë më i madh se Dielli. Astronomët besojnë se vrimat e zeza të fjetura janë shumë të zakonshme, por janë tepër të vështira për t’u zbuluar.

Vrimat e zeza krijohen nga bërthamat e yjeve që vdesin, por mbetet ende e paqartë nëse gjatë kësaj kohe shoqërohen apo jo me shpërthime të fuqishme supernova. Vrimat e zeza me masë yjore formohen kur yjet masive arrijnë në fund të jetës së tyre dhe shemben nën gravitetin e tyre.

Vrimat e zeza ‘të fjetura’ nuk lëshojnë nivele të larta të rrezatimit me rreze X dhe prandaj është e vështirë zbulimi i tyre, pasi identifikimi i vrimave të zezë bëhet pikërisht pemës rrezatimit me rreze X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme