‘Pasqyra magjike’, imazhi që objekti fshihte prej shekujsh

Kuriozitete | 4 vite më parë

Një pasqyrë 400-vjeçare është konsideruar si ‘pasqyra magjike’ nga Muzeu i Artit të Cincinnatit në Azinë Lindore. Mes mijëra thesareve në koleksionin e artit të këtij muzeu, një pasqyrë e vogël prej bronzi që daton në shekullin e 15-të ose të 16-të gjithmonë përveç dukjes së saj të pazakontë, mban me vete edhe imazhin e fshehtë të një Bude, i cili bëhet i qartë për sytë vetëm kur mbi të bie drita dhe reflektohet në një sipërfaqe. Pasqyra ka të ngjarë të jetë varur në një tempull ose në një shtëpi fisnike.

Pasqyra e bronzit

Në momentin që mbi pasqyrën e bronztë vendoset një dritë atëherë reflektimi i saj do të shfaq imazhin e një Bude nga i cili dalin rreze dielli.

Imazhi që paqyra reflekton në dritë

Kjo pasqyrë ka vlera edhe më të mëdha, pasi kjo mjeshtëri punimi është bërë në një periudhë kur nuk përdoreshin pasqyrat me xhamin e sotëm. Arti i lashtë i ‘pasqyrave magjike’ kineze u zhvillua për herë të parë gjatë dinastisë Han, rreth 2000 vjet më parë, megjithëse ato u bënë më vonë edhe në Japoni.

Për të krijuar efektin misterioz, artizanët filluan duke hedhur imazhe, fjalë ose modele në njërën anë të një pjate bronzi dhe më pas gërvishteshin mbi sipërfaqe. Pas kësaj lustrohej deri sa të bëhej reflektuese dhe në fund hidhej një shtresë me bazë merkuri që i bënte figurat të ishin të padukshme për syrin e lirë, por të dalloheshin vetëm kur mbi të binde drita.  

“Pavarësisht se sa mund të shpjegosh teorikisht, gjithçka varet nga mjeshtri që lustron sipërfaqen, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë. Kjo është arsyeja pse ata janë kaq të rrallë”, thanë shkencëtarët.

Për herë të fundit kjo pasqyrë u shfaq për publikun në 2017 dhe që prej atëherë ajo ruhej në dhomat e muzeut mes objekteve që nuk ishin për ekspozim publik. Zbulimi e bën muzeun e Cincinnatit një nga institucionet e pakta në botë që zotëron një “pasqyrë magjike”, sipas historianëve dhe arkeologëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme