Publikohet fotografia e parë e vrimës së zezë në mes të galaktikës sonë

Vrima e zezë gjigante që jeton në qendër të galaktikës sonë, është fotografuar për herë të parë.
I njohur si “Shigjetari A”, objekti është katër milionë herë më i madh se masa e Diellit tonë.
Në foto duket një rajon i errët qendror ku ndodhet vrima, e rrethuar nga drita që vjen nga gazi super i nxehtë i përshpejtuar nga forcat e pafundme gravitacionale.
Unaza është afërsisht sa madhësia e orbitës së Mërkurit rreth yllit tonë, rreth 60 milion km gjerësi.
Për fat të mirë, ky “përbindësh” është shumë larg Tokës, rreth 26,000 vite dritë në distancë, kështu që nuk ka asnjë mundësi që planeti ynë të jetë në rrezik.
Çfarë është një vrimë e zezë
Një vrimë e zezë është një pjesë e hapësirës ku materia është zhytur në vetvete. Tërheqja gravitacionale është aq e fortë sa asgjë, madje as drita, nuk mund të shpëtojë. Nuk dihet se si u formuan këto “përbindësha” të gjetura në qendrat e galaktikave, por është e qartë se ato i japin energji galaktikës dhe do të ndikojnë në evolucionin e saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




