Gjenden bizhuteri prej ari në varret antike

Kuriozitete | 5 vite më parë

Arkeologët zbuluan kohët e fundit gjashtë varre antike dhe një numër objektesh me vlerë në qytetin Xianyang në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore. Instituti i Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë në qytetin Xianyang raportoi se gjashtë varret ndodheshin në fshatin Ta’erpo dhe tre prej tyre datojnë nga dinastia Qin (221-207 para erës sonë), një nga dinastia Han perëndimore (202 para erës sonë-25 erës sonë) dhe dy nga dinastia Han Lindore (25-220), citon “Xinhua”.
Drejtori i institutit, Xie Gaowen, shpjegoi se varret u gjetën në një zonë varrimi Qin në qytetin Xianyang, ku qindra varre të tjera të dinastisë janë gjetur më parë. Xie theksoi se arkeologët kanë zbuluar objekte të ndryshme në një varr, duke përfshirë objekte bronzi, stoli ari, guaska, si dhe qeramikë.

“Është e rrallë të gjesh nëntë sende prej ari të pastër në një varr të vetëm Qin”, -tha Xie, duke shtuar se bizhuteria më e madhe gjysmësferike ka një diametër 1.1 cm dhe se janë gjetur gjithashtu objekte me motive të bukura si pika uji, rrathë, rruaza dhe litarë.
Duke marrë parasysh madhësinë e stolive, ato mund të jenë aksesorë që janë përdorur në përditshmëri, theksoi Xie. Arkeologët kanë pohuar se rruazat dhe litarët me shenja lidhjeje mes tyre tregon se në atë kohë njerëzit Qin kishin mësuar teknikat e saldimit


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme