Çfarë pamje kishte Mercedesi më i sigurtë para gjysmë shekulli?

Kuriozitete | 5 vite më parë

Prodhuesi gjerman në tetor të vitit 1971, prezantoi mjetin e parë motorik eksperimental me karakteristika të përparuara të sigurisë. Mercedes, fiks para 50 viteve, ka prezantuar konceptin, që është dashur t’i bëjë rrugët më të sigurta, transmeton Telegrafi. E për shkak të punimeve të shumta, në vitin 1970 në rrugët e Gjermanisë Perëndimore në aksidente trafiku kanë humbur jetën 19.193 persona, e shifra të ngjashme u arritën edhe në vendet e tjera.

Kështu u fillua të mendohet për aspekte të reja të sigurisë në vetura, e kjo ide është shtyrë përpara nga Asociacioni evropian për sigurinë e veturave (EEVC).

Një prej pjesëmarrësve aktiv ka qenë Mercedes dhe me kërkesën e EEVC-së, është zhvilluar mjeti motorik eksperimental (Experimental Safety Vehicles ESV). Mercedes në tetor të vitit 1971 prezantoi mjetin e parë të tillë, konceptin ESF 05. Ka qenë një W114 i cili ishte pajisur me novacione që asokohe konsideroheshin si tepër të mëdha. Pa ndonjë dëmtim serioz u ka bërë ballë përplasje në një shpejtësi prej 16 kilometra në orë, dhe iu nënshtrua testimeve të përplasjes së drejtpërdrejtë në 80 kilometra në orë.

Për të kënaqur dhe arritur standardet e larta të sigurisë, Mercedes përforcoi karrocerinë, e mbrojtësin e përparmë e rriti për 370 mm. E për të qenë dëmet sa më të vogla nën kapak u montua motori V6. Vetura kishte rripa të sigurisë në tri pika, jastëkë me ajër përpara dhe pas si dhe ABS.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme