Pasuria e Musk sa i Bill Gates dhe Warren Buffet së bashku

Kuriozitete | 5 vite më parë

CEO i Tesla dhe SpaceX Elon Musk jo vetëm që është aktualisht njeriu më i pasur në botë, por pasuria e tij është e barbartë me pasurinë e Bill Gates dhe Warren Buffet së bashku.

Pasuria e 50 vjeçarit është 230 miliardë dollarë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Gates është në vendin e katërt me 130 miliardë dollarë pasuri, ndërsa Buffet i 10-ti me 102 miliardë dollarë. Që të dy, Gates dhe Buffet kanë mbajtur mantelin e njeriut më të pasur në botë.

Musk u bë njeriu më i pasur në botë kur kaloi shefin e Amazon Jeff Bezos në Janar. Bezos e kishte mbajtur ketë titull që prej 2017-ës. Por vetëm gjatë këtij viti, Musk shtoi një pasuri prej 60 miliardë dollarësh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme