”Mattel” prezanton Barbin e krijuar nga plastika e ricikluar në oqeane

Kompania ”Mattel Inc” (MAT), prezantoi ”Barbie Loves the Ocean”, linja e parë e saj e kukullave të modës të bëra me plastikë të ricikluar nga oqeani.
Kjo risi është në përputhje me qëllimin e kompanisë për të arritur 100% plastikë të ricikluar, të bazuar në prodhime bio në të gjitha produktet dhe paketimet e saj deri në vitin 2030.
Koleksioni përfshin tri kukulla, trupat e të cilave janë bërë nga 90% pjesë plastike të ricikluara të oqeaneve.
Barbie synon të arrijë 95% materiale të ricikluara ose të certifikuara dhe fibra druri të përdorura në paketime deri në fund të vitit 2021.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




