Peshkaqenët orientohen me fushën magnetike të tokës

Kuriozitete | 5 vite më parë

Shkencëtarët kanë zbuluar se peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës, si një lloj GPS natyral, për të udhëtuar në distanca të largëta përgjatë oqeaneve të botës. Hulumtues kanë bërë me dije se eksperimentet laboratorike detare me specie të vogla peshkaqenësh kanë konfirmuar spekulimet e kahershme se ata përdorin fushat magnetike për t’u orientuar.

Studimi i publikuar në revitën Current Biology tregon se kjo veti është vërejtur edhe te kafshë të tjera, si breshkat e detit. Ai hedh dritë gjithashtu edhe mbi pikëpyetje të tjera, se pse peshkaqenët janë në gjendje të përshkojnë detra të tëra dhe të gjejnë rrugën e kthimit, të gjejnë prenë dhe të shumohen.

Sinjalet e para mbi këtë fenomen sipas revistës Science erdhën që në 2005-n, kur një peshkaqen i madh, i bardhë u gjurmua teksa notonte nga Afrika e Jugut drejt Australisë në një vijë të drejtë thuajse perfekte, ç’ka i bëri shkencëtaret të dyshonin se peshkaqenët kanë një ndjesi magnetike që i ndihmon në orientim, por shumë pak kërkime ishin bërë që prej atëherë në këtë drejtim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme