Ky është jahti më luksoz me hidrogjen në botë, i blerë nga Bill Gates

112 metra i gjatë, i projektuar nga arkitekti dhe projektuesi holandez, Sinot Yacht, është jahti më luksoz në botë dhe njihet si xhevahir i deteve. Jahti mundësohet nga një sistem që përdor hidrogjen të lëngshëm, në një depozitë e cila e ruan në minus 253 gradë. Jaht ka dy rezervuar për të ruajtur hidrogjenin me 28 tonë secila. Sipas krijuesve të tij, jahti mund të përshkojë një distancë mbi 6000 km. Ka pesë ambiente të ndryshme që ofrojnë hapësirë për 14 të ftuar dhe 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, një studio joga, një sallon bukurie, një dhomë masazhesh dhe një pishinë me ujëvarë. Bill Gates është pronari i këtij jahti dhe duket se ka shpenzuar plot 600 milionë Euro.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




