Vlerat shëndetësore të Farës së Zezë

Kuriozitete | 5 vite më parë

Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë këtu bronkitin apo diarrenë.

Antioksidantët

Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë kundër shumë sëmundjeve siç janë kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha.

Farat e zeza janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vetëm vaji esencial i tyre shërben si antioksidant fuqiplotë.

Kolesteroli

Farat e zeza janë veçanërisht efikase kundër nivelit të lartë të kolesterolit të keq i cili është përgjegjës për një sërë sëmundjesh.

Vlerat kundër kolesterolit janë vërejtur në studime klinike të vajit esencial dhe pluhurit të farave të zeza.

Infeksionet

Studimet tregojnë se fara e zezë përmban substanca mirëbërëse kundër disa llojeve të baktereve, përfshirë këtu Stafilokoku, i cili ka rezistencë të lartë ndaj disa antibiotikëve.

Shëndeti i Mëlçisë

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm për pastrimin nga toksinat dhe metabolizimin e barnave.

Farat e zeza kanë potencial në mbrojtjen e mëlçisë dhe pastrimin e saj nga toksinat. (A.Çejku)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme