NASA dhe astronomi i Vatikanit: Po përgatitemi për zbulimin e alienëve

Një pikëpyetje e madhe e ka shoqëruar gjithmonë njerëzimin, ekzistenca e formave të tjera të jetës në galaktikën përreth nesh. NASA dhe Biblioteka e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bashkuar astronomë, historianë, filozofë dhe teologë të gjithë botës për një simpozium me temë: “Të përgatitemi për zbulimin”. Sigurisht, të qënieve të tjera të gjalla të kozmosit.
Mes pikave të debatit: të vlerësojmë si duhet të përgatitemi për individualizimin e pashmangshëm të jetës jashtëtokësore, qoftë ajo në formë bakteriale apo inteligjente. “Po konsiderojmë çdo skenar të mundshëm rreth kësaj. Nëse zbulohen mikroorganizma, është një gjë. E nëse komunikojnë, është akoma një gjë tjetër dhe në bazë të asaj që na thonë, një tjetër është rrugës!”, ka thënë për Huffington Post astrobiologu Steven J. Dick, ish pjesëtar i NASA-s dhe organizator i këtyre dy ditëve në Washington.
Mes ekspertëve të thirrur për t’u ballafaquar mbi këto tematika ishte edhe astronomi i Papës, Atë Guy Consolmagno, president i ri i Vatican Observatory Foundation, i njohur për pohimet e tij rreth mundësisë për të katekizmuar edhe Alienët. Shprehja e tij: “çfarëdo lloj entiteti – nuk ka rëndësi sa tentakula mund të ketë – ka një shpirt”. Për përkufizim, UFO-t janë diçka që nuk e dimë se çfarë është. Mund të jenë fenomene fizike, psiqike ose sociale që injorojmë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




