Musk shpik një titull të ri të çuditshëm për veten

Elon Musk ka treguar për të shumtën herë se është gjithçka, përveç një regjisori i zakonshëm. Përveç emrit të tij, magnati teknologjik regjistroi “Tesla Technokings” si një funksion në paraqitjen e një aplikacioni të ri në Komisionin Amerikan të “Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim”, dhe drejtori financiar i Tesla, Zak Kirkhorn mori titullin “Master i medaljes”. Sigurisht, të dy janë të vetmit në botë që kanë pozicione të tilla në një kompani – në fund të fundit, ata i shpikën ato për veten e tyre. Edhe pse të pazakontë, këta emra mund të mos jenë aq të papritur duke pasur parasysh entuziazmin aktual të Musk për kriptovalutat.
Në fillim të shkurtit, Tesla bleu bitcoin me vlerë 1.5 miliardë dollarë dhe Musk më pas njoftoi një plan për të “blerë dhe zotëruar asete digjitale në planin afatgjatë”, i cili mund, në një moment, të hapte hapësirë për blerjen e produkteve Tesla me kriptovaluta .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




