Asteroid i madh kalon trajektoren e Tokës, NASA e vlerëson “potencialisht të rrezikshëm”

Kuriozitete | 6 vite më parë

Në mars një vizitor i veçantë dhe i madh vjen pranë tokës dhe sipas NASA-s, ai do të mbërrijë më 21 mars. Agjensia hapësinore llogariti që diametri të ishte 770 metra deri në 1.7 kilometra, transmeton Telegrafi. Për krahasim: asteroidi ose fragmenti i kometës, i cili shkaktoi zhdukjen masive të dinosaurëve, ishte me madhësi midis 10 dhe 30 km, sipas shkencëtarëve.

I quajtur 2001 FO32 është asteroidi më i madh në listën e objekteve të NASA-s pranë Tokës për periudhën shkurt – prill. Me 34.41 km / s është edhe më i shpejti. Kjo korrespondon me 123,876 km / orë. Është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm nga NASA.

Një asteroid është potencialisht i rrezikshëm nëse ka një diametër prej më shumë se 140 metra dhe i afrohet më shumë se 7.5 milionë kilometrave në Tokë. 2001 FO32 nuk ka shumë gjasa ta prekë tokën, nga perspektiva e sotme. Sipas NASA-s, ai do të kalojë pranë tokën në një distancë prej rreth 2 milionë kilometrash.

Asteroidi më i afërt me Tokën është ai që do të kalojë në mars dhe quhet DW1. Ai do të kalojë rreth 570,000 kilometra larg Tokës. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme