Ky mendohet të jetë zvarraniku më i vogel në botë

Një kameleon 13.5mm i gjatë, i zbuluar së fundmi në ishullin e Madagascar, mendohet të jetë zvarraniku më i vogël në botë. Kameleoni i species së quajtur Brookesia, është i madh sa një farë luledielli. Shkencëtarët e një ekspedite gjermano-vendase arritën të zbulojnë dy nga zvarranikët e vegjël, një mashkull e një femër, në veri të Madagaskarit.
Nano-kameleoni mashkull Brookesia, kishte një trup të gjatë 13.5mm që e bënte më të voglin e të gjithë 11,500 specieve të njohura ta zvarranikëve. Ndërsa femra nano-kameleon ishte pak më e madhe, me një gjatësi prej 29mm, thanë studiuesit, duke shtuar se nuk kishin arritur të gjenin ekzemplarë të tjerë të nën-species së re, “megjithë përpjekjet e mëdha”.
Specia më e afërt e asaj që është sapo-zbuluar është ‘Brookesia micra’, e cila është zbuluar në 2012. “Habitati i nano-kameleonëve për fat të keq është dëmtuar nga shpyllëzimi, por kohët e fundit zona është vendosur nën mbrojtje dhe shpresojmë që kjo të ndihmojë specien të mbijetojë”, tha Oliver Hawlitschek, studiues i historisë natyrore në Hamburg.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




