Një tjetër rrjet social po vjen dhe ja çthonë themeluesit për Trump

Rrjeti social “Bebo” doli në vitin 2005, rreth kohës kur rrjetet e tjera sociale sapo po hynin në skenë. Megjithatë, ndryshe nga Facebook dhe Twitter të cilët u ngritën shumë lart, Bebo arriti kulmin e popullaritetit në vitin 2008, me 80 milionë përdorues. Pas kësaj, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Së pari iu shit AOL, pastaj Criterion Capital Partners dhe në vitin 2013 shpalli falimentimin. Në atë moment, themeluesit e saj, Michael dhe Johi Birch, vendosën ta ripërpunojnë atë, si një rrjet krejtësisht i ri.
Siç është njoftuar nga Michael Birch, Bebo i ri do të jetë një rrjet social që do të përqendrohet në profilet e përdoruesve dhe ndërveprimin në kohë reale. “Ne e përshkruajmë atë si një lidhje shoqërore e drejtpërdrejt. Kjo është koha e përkryer për një rrjet të ri shoqëror. COVID-19 i hapi sytë e njerëzve dhe u tregoi atyre se ka mënyra të ndryshme për t’i bërë gjërat. Njerëzve u mungon kontakti i drejtpërdrejtë”, tha ai.
Tani për tani, Bebo është në dispozicion vetëm për testuesit Beta dhe nuk dihet saktësisht se si do të duket, ose si do të financohet. Ajo që pronarët e saj premtojnë është se përdoruesit “e vjetër” nuk do të kenë mundësi të hyjnë në llogaritë e tyre, por edhe që Donald Trump do t’i refuzohet hyrja nga dita e parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




