Pse duhet të pini ujë të vakët? Zbuloni përfitimet shëndetësore

Kuriozitete | 6 vite më parë

Uji i vakët konsiderohet si ilaçi ndihmës më i lirë.

Edhe pse mund të mos shijojë, pasi jeni mësuar që të pini ujë të ftohtë, konsumimi i ujit të ngrohtë ka shumë përfitime për shëndetin tuaj dhe shija mund të përmirësohet duke shtuar limon, transmeton portal arbresh.info

Pirja e një gote me ujë të ngrohtë në mëngjes ndihmon trupin të heqë qafe toksinat.

Uji i ngrohtë ‘prish’ ushqimin në stomak, prandaj sistemi tretës do të funksionojë më mirë. Gjithashtu, kur toksinat largohen, qarkullimi është më i mirë.

Uji i vakët vepron si laksativ, prandaj nëse vuani nga kapsllëku, uji i vakët ju vjen në ndihmë. Kur të keni problem me  kapsllëk, pini disa gota ujë të ngrohtë sapo të ngriheni dhe kjo do të stimulojë punën e zorrëve.

Pirja e disa gotave ujë të ngrohtë mund të lehtësojë dhimbjen menstruale, sepse nxehtësia e ujit do të zvogëlojë spazmën e muskujve të barkut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme