Vendi i parë në botë që lejon shoferët të heqin duart nga timonët në autostrada

Britania do të bëhet vendi i parë në botë që lejon shoferët të heqin duart nga timonët në autostrada. Teknologjia e mbajtjes së korsive do t’u lejojë shoferëve të shikojnë filma ose të dërgojnë tekste dhe email, e cila pritet të nisë këtë verë. Sipas gazetës britanike “The Sun“, kjo do të lejohet në një shpejtësi deri në 60 km/orë.
“Asnjë vendim nuk është marrë ende nëse do të lejohet që ALKS të funksionojë deri në 113 km/orë.” Qeveria do të legalizojë sistemin automatik të mbajtjes së korsisë (ALKS), teknologji në bord që merr kontrollin e plotë të një makine dhe e mban atë brenda korsisë së saj.
Makinave nuk do t’ju lejohet ndryshimi i korsisë për të shmangur aksidentet. Tesla e re dhe Mercedes S-Class pritet të jenë modelet e para që do të kualifikohen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




