Sekreti i logos së Applet në iPhone – videoja që u bë virale

Kuriozitete | 6 vite më parë

Përditësimi i ri i sistemit operativ të Apple-it, iOS14, solli shumë risi tek iPhone, mes tyre ka edhe një opsion  “sekret” që pas disa muajsh ka nisur të bëhet viral. Logoja shkëlqyese e kompanisë në pjesën e pasme të iPhone-it del se bën shumë më shumë se vetëm duket bukur.

Përmes veçorive në “Accessibility” te “Settings” në telefonat e rinj që kanë edhe sistemin e ri operativ, u mundësohet përdoruesve të kryejnë disa funksione përmes shtypjes dy apo tri herë të logos prapa në telefon.

Me këtë veçanti, një video e postuar në Instagram është bërë virale. Ajo shpjegon se si çdo iPhone më i ri se gjenerata 8 mund të kryejë funksionet përmes qasjes në “Back Tap” tek “Accessibility”. Ndër shumë veçoritë që mund të kryhen aty është ‘screenshoti’, ndezja e llampës, hapja e Sirit dhe shumëçka tjetër.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme