Origjina e civilizimit në fokusin e studimeve arkeologjike

Kina pritet t’u japë më shumë vemendje studimeve arkeologjike dhe historike gjatë viteve 2021-2025, deklaroi Liu Yuzhu, zyrtar në Administratën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore (NCHA), shkruan “Xinhua”.
Sipas Yuzhu, në vitin 2021 do të kenë përparësi studimet në projektet kryesore historike, duke përfshirë kërkimin mbi kulturën e Dinastisë Xia (rreth 2070-1600 p.e.s.), origjina e civilizimeve përgjatë Lumit të Verdhë dhe lumit Yangtze, si dhe arkeologjia e kufirit kinez.
Shtatë studime të mëdha arkeologjike filluan në vitin 2020 dhe arritën përparime të mëdha për të sqaruar origjinën e civilizimit kinez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




