21 Dhjetor: ​Anija e parë me astronautë që doli nga orbita e Tokës

Kuriozitete | 6 vite më parë

Apollo 8 më 21 dhjetor 1968 niset nga Qendra e amerikane e Hapësirës Kennedy duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që doli nga orbita e Tokës, hynë në orbitën e Hënës dhe të kthehet në mënyrë të sigurt në Tokë.

Ekuipazhi i astronautëve Frank Borman, James Lovell, William Anders u bënë njerëzit e parë që e shohin Tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt ‘anën e errët’ të Hënës.

Anijes iu desh tre ditë për të arritur në orbitën e Hënës. Në prag të Krishtlindjes astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në Tokë.

Misioni i suksesshëm Apollo 8 hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit John Kennedy për zbritjen e njeriut në Hënë përpara fundit të viteve 1960.

Apollo 8 u kthyen në Tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me tre astronautët u përplas në ujërat në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme