Shkencëtarët: Ja pse jeta inteligjente s’mund të ekzistojë diku tjetër në univers

Kuriozitete | 6 vite më parë

Shkencëtarët thonë se evolucioni i jetës inteligjente është jashtëzakonisht i rrallë dhe se civilizimet e ngjashme me njerëzimin nuk kanë shumë të ngjarë të ekzistojnë në planetët e tjerë. Këto përfshijnë shfaqjen e jetës primitive nga materia jo e gjallë, e njohur si abiogjeneza, evolucionin e riprodhimit seksual, shumëqelizorinë dhe vetë inteligjencën.

Nëse jeta inteligjente ekziston në planetët e tjerë, do të duhej të kishte kaluar një seri tranzicionesh të krahasueshme evolucionare.  Hulumtimi mbështetet në paradoksin e Fermit, i cili është kontradikta e dukshme midis mungesës së provave për civilizimet jashtëtokësore dhe vlerësimeve të ndryshme të larta për probabilitetin e tyre.

‘U deshën afërsisht 4,5 miliardë vjet që një seri tranzicionesh evolucionare që rezultuan në jetë inteligjente të shpaloseshin në Tokë. Pas një miliard vitesh, shkëlqimi i Diellit, do ta bëjë Tokën sërish të pabanueshme për jetë komplekse’, thonë ekspertët, nga Instituti i Ardhmërisë së Njerëzimit të Universitetit të Oksfordit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme