Shqiptari, pjesë e ekipit që fitoi 60 mijë dollarë në lojën counter strike

Në komunitetin shqiptar, Kevin është mjaft i njohur sepse luan rregullisht me lojtarë profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria
Kevin “Misutaaa” Rabier është shqiptar i cili jeton prej vitesh në Francë.
Ai është pjesë e ekipit që fitoi 60 mijë dollarë në turneun profesional IEM Beijing Online, përcjell albinfo.ch.
Në komunitetin shqiptar, Kevin është mjaft i njohur sepse luan rregullisht me lojtarë profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria. Përveç kësaj, Misutaaa nuk heziton që origjinën e tij shqiptare ta shfaqë publikisht edhe në rrjetet sociale.
Në lojën më të popullarizuar Counter Strike: Global Offensive (njohur si CS:GO), dje është mbajtur turniri profesional IEM Beijing Online: Europe.
Në këtë finale madhështore ku finalistët u ballafaquan për një shumë prej 60 mijë dollarëve, pjesë ka qenë edhe shqiptari Kevin “Misutaaa” Rabier.
Në komunitetin shqiptar, Misuta
aa është mjaft i njohur sepse rregullisht luan me lojtarë profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan telegrafi.
Përveç kësaj, Misutaaa nuk heziton që origjinën e tij shqiptare ta shfaqë publikisht edhe në rrjetin e vet social “Twitter”.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




