Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë, 138 vjeç

Kuriozitete | 6 vite më parë

Burri më i vjetër në Iran, i cili sipas dokumenteve të tij zyrtare ishte 138 vjeç, ka ndërruar jetë.

Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore Irna, duke specifikuar se ai vdiq “nga pleqëria”. Ahmad Soufi, anëtar i pakicës kurdë, vdiq në Saqqez, në provincën perëndimore të Kurdistanit, afër kufirit me Irakun.

Sipas kartës së tij të identitetit, ai lindi në 28 shkurt 1882, pak para se të lindte personi që njihet zyrtarisht si më jetëgjati në botë, japonezi 117-vjeçar Kane Tanaka.

Soufi nuk u rendit në listën e njerëzve më të vjetër në botë, ku japonezët renditen zyrtarisht të parët. Agjencia Irna boton një kopje të “chenasnameh” -it të tij (ekuivalente me regjistrin familjar) dhe kartën e tij të identitetit, që të dy mbajnë datën e lindjes që daton në shekullin e 19-të, gjë që do ta bënte njeriun një bashkëkohës të presidentit të Shteteve të Bashkuara Franklin D. Roosevelt, i cili vdiq në vitin 1945. Kurdët janë të njohur në Iran për të pasur në mesin e tyre persona mbi 100 vjeçar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme