Elon Musk njeriu i tretë më i pasur në botë, kjo është pasuria e tij

Kuriozitete | 6 vite më parë

Elon Musk është bërë njeriu i tretë më i pasur në botë duke kapërcyer kështu themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.

Musk është themeluesi, CEO CTO, teksa po punon për të revolucionarizuar transportin si në tokë, përmes prodhuesit të makinave elektrike ‘Tesla’ në hapësirë, përmes prodhuesit të raketave Space X.

Të ardhurat nga prodhimi i makinave elektrike, kanë bërë që Musk të bashkohet me indeksin prestigjioz S&P 500 të kompanive më të mëdha të listuar në SHBA.

Fitimi ishte marramendës dhe çmimi i aksionit u rrit deri në 12% në 460 $, duke e vlerësuar Tesla-n me 320 miliardë £. Pas arritjes, Musk e dërgoi pasurinë personale në vlerën e 82 miliardë paund.

Tashmë për Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, Musk ndodhet në vendin e 3 duke u cilësuar si një nga njerëzit më të pasur në botë. Miliarderi i lindur në Afrikën e Jugut zotëron një 20 përqind të aksioneve në Tesla. Kjo e zhvendos 49-vjeçarin në vendin e tretë, mbi pasurinë e Zuckerbergut prej 80 miliardë £.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme