Pekini, shtëpia e 7 thesareve të çmuara të trashëgimisë kulturore botërore

Kuriozitete | 6 vite më parë

Pekini, ky metropol modern, i mbushur me histori tërheq çdo ditë mijëra turistë nga e mbarë bota. Mund të flitet pa fund për Pekinin, por ndër të tjera ai është shtëpia e 7 thesareve të çmuara të trashëgimisë kulturore botërore. 

Pekini është qyteti kinez me më shumë monumente të trashëgimisë kulturore të listuara nga UNESCO.

7 janë mrekullitë kulturore të Pekinit, që përbëjnë krenari kombëtare për kinezët, por vlerësohen dhe nga të gjithë qytetarët e globit.

Pavarësisht nëse e ke vizituar apo jo Pekinin, këtu ndodhen 7 perla të kulturës botërore. Qyteti i Ndaluar ose Pallati i Muzeut, Muri i Madh, Tempulli i Qiellit, Pallati i Verës, Varret e dinastisë Ming, Mbetjet e Zhoukoudian dhe Kanali i Madh Pekin-Hangzhou.

Pekini me një histori mbi 3 mijë vjeçare, prej 800 vjetësh është kryeqytet i Kinës. Turistë të shumtë nga vendi dhe bota zbulojnë çdoditë kulturën tradicionale të këtij metropolis plot sharm dhe mikpritës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme