Ed SHEERAN ylli i Pop-it pikturon për bamirësi

Kuriozitete | 6 vite më parë

Ylli i Pop-it Ed Sheeran ka nisur të krijoj vepra arti abstrakte dhe ti shesë ato në ankand bamirësie.

Kohë më parë ylli i pop-it ka deklaruar se ai pikturon për kënaqësinë e tij, por tashmë po e dhuron pikturën për një qëllim të mirë. Për Ed Sheeran është  hera e parë dhe e vetme “pohon ai” që arti i tij është vendosur në shitje. Ai dhuroi veprën artistike, me titull “Dab 2’ 2020”, në ankandin Ed Sheeran për të mbledhur para për fëmijët dhe të rinjtë në nevojë. Titulli vjen nga një pseudonim që Sheeran ka pasur për babanë e tij që nga fëmijëria.

“Unë pikturoja një telajo në ditë dhe këtë e bëja për 30 ditë rresht”, është shprehur  Sheeran në një intervistë.

“Ishte vërtet argëtuese. Eshtë një lloj arti si Xhekson Pollok. Pasi bleva bojëra të thjeshta e më pas luaja me to duke i hedhur dhe shkelur njëkohësisht. Unë thjesht bëj artin tim dhe më pëlqen të argëtohem në këtë mënyrë. ”

Të ardhurat nga ankandi “Suffolk Legacy” do të ndihmojnë bamirësinë për fëmijë “GeeWizz” për të krijuar një shesh lojrash për fëmijët me aftësi dhe nevoja të veçanta.

Sheeran ka dhuruar edhe sende të tjera në ankand, përfshirë tekste me shkrim të këngës së tij hit, “Perfect”, dhe një biletë për koncertin e tij të parë në Legjionin Mbretëror Britanik në Framlingham, Suffolk, ku hyrja kushtonte 3. £ 

“Eshtë diçka që më bën të lumtur dhe që askush nuk mund ta gjykojë. Nuk ka asnjë proces krijues që njerëzit duhet ta gjykojnë, nëse e bën atë thjeshtë për kënaqësinë tënde……është shprehur Sheeran. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme